Dasma kthehet në mort

Amerika

Dasma kthehet në mort

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:57
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Peru

Një dasmë në qytetin peruan të Abancay-t ka përfunduar në tragjedi pasi muri i hotelit ku ishin mbledhur më shumë se 100 dasmorë u shemb duke vrarë 15 prej tyre dhe plagosur 29 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Alhambra Hotel, ku pothuajse gjysma e dasmorëve ishin në afërsi të murit në momentin që u rrëzua.

Media lokale raporton se në zonë ka pasur reshje të dendura shiu ditët e fundit. Autoritetet dyshojnë se muri i hotelit është shembur pikërisht nga rrëshqitja e dheut.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat