Ish-shefi i Starbucks-it mund të garojë për president të SHBA-së

Amerika

Ish-shefi i Starbucks-it mund të garojë për president të SHBA-së

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:51
Howard Schultz

Ish-shefi ekzekutiv i zinxhirit të restoranteve të kafesë Starbucks tha se po e shqyrton seriozisht kandidimin për president të Shteteve të Bashkuara.

Howard Schultz, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti në Starbucks vitin e kaluar, tha se po konsideron të garojë si kandidat i pavarur i qendrës në vitin 2020.

Në disa postime në Twitter, Schultz tha se dy partitë më të mëdha politike në SHBA "janë më të ndara se kurrë".

"Le të diskutojmë se si mund të bashkohemi për të krijuar mundësi për më shumë njerëz", tha ai.

Në një intervistë për CBS-in, Schultz tha se ka qenë "demokrat i përjetshëm", por e kritikoi sistemin aktual të dominuar nga dy parti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj komenteve të tij me një postim në Twitter, duke thënë se "Schultz nuk e ka guximin për të garuar për president".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat