Tmerruese: Nëna rrahë brutalisht vajzën e saj vetëm për një filxhan çaj

Amerika

Tmerruese: Nëna rrahë brutalisht vajzën e saj vetëm për një filxhan çaj

Nga: E.K Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:39
Pamje nga rrahja

Një vajzë 16 vjeçare filmoi nënën e saj deri sa po rrihte brutalisht motrën e saj 7 vjeçare vetëm pse kërkoi një filxhan çaj.

Daniela Galarza e humbi durimin pasi tri vajzat e saj kërkuan çaj, si dhe ajo kërcënoi vajzën e saj më të madhe se do t’i qante kokën nëse nuk do të ndalonte filmimin. Kështu që policia mori vajzat 16, 11 dhe 7 vjeçe nga nëna, përcjell Bota sot.

Historia:

Një nënë argjentinase kishte humbur durimin derisa vajza e saj më e vogël kërkoi që t’i përgatiste çaj, ndërsa vajza e madhe filmoi këtë moment ku shihet vajza e vogël teksa tentonte të mbronte veten me duar.

Nëna dëgjohet të bërtasë “pse nuk e bëni vet çajin”. Vajza e madhe që po filmonte dëgjohet të thotë “mjaftë” derisa nëna i kërkon të ndalojë filmimin në të kundërtën do t’i heq kokën.

Imazhet ishin pikërisht ato që bënë vajzat të shtyjnë akuzat në një stacion policor lokal në Morteros, një qytet që ndodhet në pjesën veriperëndimore të Cordobas.

Të miturat u vendosën nën kujdestarinë e gjyshes.

Image

Përkundër kësaj nëna nuk është arrestuar.

Gazeta argjentinase La Nación raportoi se zyra e prokurorisë po heton nëse incidenti ishte një rasti i parë ose një çështje e përsëritur./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat