Të paktën 12 të vdekur nga temperaturat e ulëta në SHBA

Amerika

Të paktën 12 të vdekur nga temperaturat e ulëta në SHBA

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:18
SHBA

Erërat e ftohta polare në perëndim të Shteteve të Bashkuara kanë sjellë temperatura jashtëzakonisht të ulëta, kështu duke shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave.

Kushtet e vështira atmosferikë kanë detyruar postën shtetërore dhe shkollat që t’i ndërpresin shërbimet e tyre, shkruan Reuters.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar qytetarët në Chicago për temperaturat vdekjeprurëse dhe për rrugët e ngrira të cilat mund të sjellin aksidente trafiku.

Gjithashtu edhe zyrtarët nga Michigan kanë deklaruar se institucionet shtetërore do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kohëve të ftohta.

Deri tani autoritetet amerikane kanë raportuar për 12 vdekje të shkaktuara nga të ftohtit ekstrem në Michigan, Iowa, Indiana, Illinois, Wisconsin and Minnesota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat