“Tirania e Maduros të marrë fund”. Zv/presidenti i SHBA takon venezuelasit në mërgim - Bota Sot
“Tirania e Maduros të marrë fund”. Zv/presidenti i SHBA takon venezuelasit në mërgim

Amerika

“Tirania e Maduros të marrë fund”. Zv/presidenti i SHBA takon venezuelasit në mërgim

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan bëri hapur thirrje për rrëzimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Ka ardhur koha që tirania e Maduros të marrë fund, tha Pence përpara venezuelasve që jetojnë në mërgim në Majemi.

Sundimi i nacionalistit të majtë, sipas numrit dy të qeverisë amerikane, duhet të marrë fund e menjëherë madje.

“Kjo nuk është koha për dialog, kjo është koha për të vepruar dhe për t’i dhënë fund regjimit te Maduros”, tha Mike Pence.

Edhe vetë senatori Marco Rubio, me të cilin Trump u përball në zgjedhjet paraprake per kandidatin presidencial të Partisë Republikane, e ka paralajmëruar ashpër Maduron, duke thënë se lideri venezuelian tani është në telashe të mëdha.

“Kjo nuk është si herë të tjera, ke bërë Donald Trumpin një armik të tmerrshëm, u shpreh Rubio, duke i kujtuar Maduros se koha që të japë dorëheqjen vullnetarisht, po kalon me shpejtësi. Sipas Mike Pence, të gjitha opsionet në rastin e Venezuelës janë në tryezë.

Këshilltari i presidentit, Donald Trump për sigurinë, John Bolton sakaq ka deklaruar në twitter: “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë për vendin e varfër ilaçe dhe ndihma ushqimore. Ndërsa i vetëshpalluri president i përkohshëm, Juan Guaido ka bërë thirrje për „demonstratën më të madhe” në historinë e vendit. Jo vetëm në Venezuele, edhe në Spanjë, Peru, Meksikë, Argjentinë, ku jetojnë shumë venezuelanë është kërkuar të mbahen demonstrata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...