Presidenti Trump sulmon Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Amerika

Presidenti Trump sulmon Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:53
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sulmoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sulmoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi duke e quajtur atë “shumë të keqe për vendin” dhe duke thënë se “ajo nuk e ka problem trafikun njerëzor”, meqenëse ajo është kundër fondeve për një mur në kufirin amerikan me Meksikën.

Në një intervistë për televizionin CBS, Presidenti Trump tha se zonja Pelosi është "shumë e ngurtë" dhe se ajo po përpiqet “të fitojë pikë politikisht” duke mos pranuar t’i jape fonde për murin që ishte një element i rëndësishëm i retorikës së fushatës së tij të suksesshme presidenciale.

Megjithatë, gjatë fushatës zoti Trump premtoi se Meksika do të paguante për murin. Meksika ka refuzuar. Tani Presidenti Trump do që Kongresi të miratojë fonde për murin kufitar dhe demokratët që kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve kanë refuzuar.

"Demokratët kanë propozuar zgjidhje të forta, të zgjuara dhe efektive për sigurinë e kufirit në komisonin e konferencës dypartiake”, tha Drew Hammill, një zëdhënës i zonjës Pelosi, duke shtuar se presidenti “vazhdon të këmbëngulë që ta mbajë si alternativë një mbyllje të dytë të qeverisë”.

Zoti Trump e rihapi qeverinë që mbetu e mbyllur pjesërisht për 35 ditë, pa siguruar 5.7 miliardë dollarët që donte për murin. Ai tha të premten se do të konsideronte mundësinë e shpalljes së “gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare”, si rrugë për të ndërtuar mirin, pasi nuk mendon se negociatat mes ligjvënësve do të sjellin një marrëveshje për fondet e nevojshme./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat