Kriza e Venezuelës: Maduro paralajmëron për luftë civile

Amerika

Kriza e Venezuelës: Maduro paralajmëron për luftë civile

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:40
Foto

Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi se Presidenti i SHBA Donald Trump do të largohej nga Shtëpia e Bardhë “e ngjyrosur me gjak” nëse ai ndërhyn në krizën.

Ai gjithashtu kundërshtoi me vendosmëri afatin e së dielës të BE për të thirrur zgjedhje të menjëhershme.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó u shpall president i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi mbështetjen e SHBA.

Ai tha të dielën se do të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar për të ofruar ndihmë humanitare për venezuelasit, por zoti Maduro e ka akuzuar atë për organizimin e një grushti shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat