Ideja e Trump, bazë ushtarake kundër Iranit

Amerika

Ideja e Trump, bazë ushtarake kundër Iranit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 23:45
Donald Trump

Ideja e Donald Trump për përdorimin e Irakut si bazë logjistike për të mbikëqyrur Iranin ka acaruar tej mase Bagdadin zyrtar.

Në një reagim, qeveria irakiane ka deklaruar se presidenti amerikan nuk mund ta përdorë territorin iranian sipas dëshirave.

Presidenti irakian Barham Saleh ka kritikuar homologun amerikan Donald Trump lidhur me deklaratat e tij për përdorimin e një baze ushtarake në Irak për të mbikëqyrur Iranin.

Ditën e diel, në një intervistë për CBS, Trump deklaroi se kishte ndërmend të mbante në Irak një bazë të rëndësishme, që aktualisht përdoret nga trupat amerikane për të luftuar ISIS, pasi dëshiron të mbikëqyrë Iranin.

Por për presidentin Saleh, Shtetet e Bashkuara nuk i kanë kërkuar leje Bagdadit zyrtar për të pasur një bazë të tillë.

Sipas tij, trupat në strukturën aktuale duhet t’i përmbahen agjendës së luftës kundër terrorizmit dhe jo të angazhohen në çështje të tjera. Aktualisht llogaritet se në Irak ndodhet një personel ushtarak amerikan prej 5 mijë njësi, i autorizuar të stërvisë, këshillojë dhe asistojë forcat irakiane të sigurisë në luftën kundër ISIS, që prej më shumë se një viti e ka humbur kontrollin e territorit.

Në intervistën e dhënë për CBS, Trump mbrojti vendimin e tij për të tërhequr rreth 2 mijë trupa të vendosura në Siri për të mbështetur milicitë kurde në luftën kundër Shtetit Islamik.

Ai nënvizoi se shumë shpejt trupat do të dërgohen në bazën e madhe Al Asad, në provincën irakiane të Anbarit dhe detyra e tyre e re do të jetë mbrojtja e Izraelit dhe mbikëqyrja e Iranit.

Administrata amerikane akuzon Republikën Islamike se është sponsori më i madh i terrorizmit në botë dhe se kërkon të pajiset me armë bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat