ShBA-të nisin dërgimin e ndihmave në kufijtë e Venezuelës

Amerika

ShBA-të nisin dërgimin e ndihmave në kufijtë e Venezuelës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:01
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ushqime dhe ilaçe në kufirin e Kolumbisë me Venezuelën, tha të martën zyrtarët e SHBA-ve, megjithëse ende është e paqartë se si ndihma do t’i kalojë kundërshtimet e Presidentit Nikolas Maduro, i cili ka bllokuar dërgesat në të kaluarën.

Dy zyrtarë që flisnin në kushte anonimiteti thanë se ndihma do të organizohet në kalimin kufitar kolumbiano-venezuelian në Cucuta. Një zyrtar tjetër tha se më shumë furnizime do të bëheshin në Brazil dhe në Karaibe.

“Do të ketë një dyzinë vendesh ku do të dërgohen dhe shpërndahen ndihma, për të bërë të mundur edhe shmangien e ushtrisë së Maduros”, tha zyrtari për Reuters.

Zyrtarët e SH.B.A.-së thanë se kamionët që mbanin ndihma, duke përfshirë ushqime me proteina të larta, do të mbërrinin në Cucuta këtë javë me kërkesë të udhëheqësit të opozitës venezueliane, Juan Guaido, i cili muajin e kaluar shpalli veten president i përkohshëm i kombit të Amerikës së Jugut.

Ligjvënësi i opozitës Miguel Pizarro u tha gazetarëve në Caracas të martën se ekipi i Guaido do të fliste për mënyrën se si ndihma do të lëvizte, pasi të ishte në vend. Dërgesat gjithashtu vinin nga kompani venezueliane jashtë, si nga Kolumbia, Kanadaja dhe Gjermania.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se ishte detyrim i Guaidos për të vendosur se kur dhe si të lëviznin furnizimet në vend. “Ne do të përpiqemi ta ndihmojmë atë ta bëjë këtë me çdo mjet të mundshëm”, tha zyrtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat