Gafi i Trampit, gaboi emrat e Nepalit dhe Butanit i bëri “pjesë të Indisë”

Amerika

Gafi i Trampit, gaboi emrat e Nepalit dhe Butanit i bëri “pjesë të Indisë”

Nga: F.Beka Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:09
Presidenti i ShBA-ve Donald Tramp

Agjensioni amerikan i lajmeve CNN ka njoftuar se presidenti i ShBA-ve Donald Tramp ka gabuar në shqiptimin e emrave të dy shteteve - Nepal dhe Butan në takimin që ka zhvilluar me zyrtarët e inteligjencës transmeton “Bota Sot”.

Sipas korrespodentit të CNN nga Uashingtoni Xhon Volkot, Tramp në takimin e me zyrtarë të Inteligjencës emrin Nepal e shqiptoi “Nipl“ (Nipple), ndërsa Butan “Batn“ (Button). Po ashtu të dy shtete i ka quajtur pjesë të Indisë.

Duke folur për takimin e rregullt me hetues të inteligjencës, Volkot ka theksuar se aty ka pasur “gjëra të ndryshme“.

“Gjëja e parë është mosdija e presidentit. Kjo arrin deri në atë shkallë që mendon se Nepali dhe Butani, të cilat I shqiptoi ’nipl dhe batn’, janë pjesë të Indisë“, theksoi Volkot.

“Prisni , vërtetë këtë e ka thënë“, ka qenë reagimi i udhëheqëses së CNN-it Bruk Boldvin./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat