Horror në Meksikë, gjenden 50 trupa në varre të fshehta - Bota Sot
Horror në Meksikë, gjenden 50 trupa në varre të fshehta

Amerika

Horror në Meksikë, gjenden 50 trupa në varre të fshehta

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:56
Ilustrim

Autoritetet në shtetin perëndimor të Meksikës, Colima raportojnë se kanë gjetur 50 trupa të tjerë në varre të fshehta, vetëm një javë pasi u zbuluan 19 kufoma në atë zonë.

Prokurori i shtetit Colima thotë se trupat u gjetën shumë afër zonës ku u gjetën varret e para javën e kaluar.

Ndërsa kanë nisur përpjekjet për identifikimin e trupave. Sipas autoriteteve disa prej trupave janë varrosur të paktën 5 vite më parë.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, Colima kishte shkallën më të lartë të vrasjeve në Meksikë në 2017, me 113 vrasje për 100.000 banorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...