SHBA-të zgjedhin avokatin e ri të përgjithshëm

Amerika

SHBA-të zgjedhin avokatin e ri të përgjithshëm

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 20:15
William Barr

Senati amerikan me shumicë votash ka konfirmuar që William Barr do të jetë Avokati i Ri i Përgjithshëm i SHBA-ve. 

Me 54 vota për dhe 45 kundër, Barr u votua nga Senati për Avokatin e Ri të Përgjithshëm, transmeton Indeksonline.

Demokratët kishin dal kundër Barr për shkak të hetimeve mbi rastin e Robert Mueller, ku Barr ishte akuzuar se po i pengonte hetimet. 

Kjo është hera e dytë që William Barr merr këtë pozitë. Ai ishte në këtë pozitë edhe sa ishte president i ndjeri, George H.W Bush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat