Shtëpia e Bardhë do të përballet me drejtësinë për shpalljen e gjendjes emergjente - Bota Sot
Shtëpia e Bardhë do të përballet me drejtësinë për shpalljen e gjendjes emergjente

Amerika

Shtëpia e Bardhë do të përballet me drejtësinë për shpalljen e gjendjes emergjente

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:39
Shtëpia e Bardhë

Vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për shpalljen e emergjencës kombëtare pritet të kundërshtohet përmes kontestimit të tij në sistemin e drejtësisë.

Përfaqësuesit politikë të Nju Jorkut dhe Kalifornias kanë deklaruar se do të ndërmarrin veprime ligjore për ta sfiduar vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të siguruar fonde pa e marrë miratimin e Kongresit.

Anëtarët e Parisë Demokratike kanë thënë se shfrytëzimi i gjendjes emergjente për të marrë mjete nga buxheti është keqpërdorim i madh i pushtetit dhe janë zotuar se do ta kundërshtojnë këtë politikë në secilën instancë të mundshme.

Presidenti Trump e nënshkroi deklaratën për shpallje të emergjencës kombëtare të premten, duke i hapur rrugë qeverisë për shfrytëzimin e rreth 5.7 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën.

Pak orë pas shpalljes së emergjencës kombëtare, një grup për të drejta sociale ka bërë ankesë ndaj qeverisë në emër të tre pronarëve të tokave në Teksas, të cilëve u është thënë se muri mund të ndërtohet në pronat e tyre, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...