Kriza në Venezuelë: Brazili sfidon Maduron, synon dërgimin e ndihmave humanitare

Amerika

Kriza në Venezuelë: Brazili sfidon Maduron, synon dërgimin e ndihmave humanitare

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 07:57
Venezuelë

Brazili ka njoftuar se do të dërgojë ndihma humanitare në kufi me Venezuelën kah fundi i javës.

Kjo do të ndodhë pavarësisht kundërshtimit që ka bërë Presidenti Nicolas Maduro, shkruan BBC.

Dërgimi dhe shpërndarja e ndihmave është duke u organizuar nga lideri opozitar, Juan Guaido, ka njoftuar zëdhënësi i Presidencës së Brazilit.

Maduro ka mohuar se Venezuela po përballet me krizë dhe ka bërë thirrje se operacioni i shpërndarjes së ndihmave është orkestruar nga SHBA, për ta përdorur si pretekst për ndërhyrje.

Venezuela ka mbyllur detin dhe kufirin ajror me Curacao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat