Trump: Taksa të reja doganore për automjetet evropiane

Amerika

Trump: Taksa të reja doganore për automjetet evropiane

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 23:16
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi sot se do të vendosë taksa të reja doganore ndaj importimit të veturave evropiane, nëse negociatat mes Uashingtonit dhe Brukselit nuk përfundojnë me një marrëveshje të re tregtare.

“Nëse nuk gjejmë një marrëveshje, ne do të vendosim tarifa doganore”, deklaroi para gazetarëve kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan ATSH.

Trump mori të dielën një raport nga ministri i Tregtisë mbi industrinë automobilistike, përmabtja e të cilit për momentin nuk njihet.

Trump ka në dispozicion 90 ditë për të vendosur mbi aplikimin e taksave shtesë mbi automjetet dhe pajisjet automobilistike evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat