Maduro: Do të mbyllim kufirin me Brazilin

Amerika

Maduro: Do të mbyllim kufirin me Brazilin

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:39
Ilustrim

Presidenti venezulian, Nicolas Maduro njoftoi se do të mbyllë kufirin me Brazilin ndërkohë që beteja për të sjellë ndihma nga jashtë po vazhdon.

Udhëheqësi i këtij vendi u shfaq në televizion ku tha se po e konsideron që të mbyllë kufirin edhe me Kolumbinë në mënyrë që të ndalojë opozitën të sjellë ndihma.

Maduro mohoi se Venezuela është në krizë, ndërsa tha se dërgimi i ndihmave është një shfaqje e orkestruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lideri opozitar, Juan Guaido, që e shpalli veten udhëheqës të përkohshëm gjatë protestave antiqeveritare muajin e kaluar e që si i tillë po njihet nga shumë vende, përfshirë edhe SHBA-të, është në krye të një karvani që është nisur drejt kufirit kolumbian nga kryeqyteti Caracas.

Ndërkohë, menjëherë pasi Maduro njoftoi se do të mbyllë kufirin me Brazilin, mijëra venezulianë i janë drejtuar qytetit brazilian Pacaraima, që është më i afërti me vendin e tyre, për t’u furnizuar me ushqime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat