Shpërthen dhuna në Venezuelë, policia vret një protestues

Amerika

Shpërthen dhuna në Venezuelë, policia vret një protestues

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet që kanë ndodhur në kufirin mes Venezuelës dhe Brazilit mes policisë venezuelase dhe protestuesve.

Forcat venezuelase të sigurisë e kanë qëlluar me armë zjarri një grup të njerëzve që janë përpjekur t’ua bllokojnë rrugën atyre për të udhëtuar drejt kufirit me Brazilin. Kjo ngjarje ndodhi disa orë para tubimeve të paralajmëruara në urën që lidh Venezuelën me Kolumbinë.

Përndryshe, në Kolumbi është organizuar një koncert humanitar për të mbledhur të holla për popullin e Venezuelës, për të cilët opozita thotë se janë të rrezikuar nga uria dhe vdekja për shkak të mungesës së ushqimit dhe ilaçeve.

Lideri i opozitës, Juan Guaido, dhe aleatët e tij po shpresojnë të mbledhin ndihma nga Brazili dhe Kolumbia, pavarësisht kundërshtimit të presidentit Maduro, i cili mohon se në vendin e tij ka krizë humanitare.

Tensionet në kufirin mes Venezuelës dhe Brazilit janë rritur për shkak se Brazili e ka njohur Guaidon si president dhe ka premtuar ndihma për popullin venezuelas. Ndihma kanë dhuruar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ato janë bllokuar në Kolumbi, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat