Shtëpia e Bardhë thotë se 400 trupa amerikane do të qëndrojnë ende në Siri - Bota Sot
Shtëpia e Bardhë thotë se 400 trupa amerikane do të qëndrojnë ende në Siri

Amerika

Shtëpia e Bardhë thotë se 400 trupa amerikane do të qëndrojnë ende në Siri

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë planin për tërheqjen e trupave amerikane në Siri, duke theksuar se 400 ushtarë do të qëndrojnë ende në shtetin e shkatërruar nga luftërat e mëdha.

Ditë më parë, zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Sarah Sanders, tha se rreth 200 trupa mund të qëndrojnë në Siri për një periudhë.

Forcat siriane të udhëhequra nga kurdët dhe të mbështetura nga SHBA-ja, kanë mirëpritur vendimin, duke theksuar se ky vendim mund të bëjë që edhe koalicionet tjera të udhëhequra nga SHBA, të mbajnë trupat në vend.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka kundërshtuar deklaratat se vendimi i tij për mostërheqjen e të gjitha trupave nga Siria do të thotë tërheqje graduale nga Siria.

Trump kishte befasuar ligjvënësit amerikanë dhe aleatët ndërkombëtarë në dhjetor me njoftimin se do të tërheq të gjitha trupat nga Siria. Trump kishte thënë se trupat nuk janë më të nevojshme pasi që sipas tij është luftuar Shteti Islamik./REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat