Guaido bën thirrje për protesta në Venezuelë

Amerika

Guaido bën thirrje për protesta në Venezuelë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 07:32
Juan Guaido

Udhëheqësi i opozitës i Venezuelës, Juan Guaido i bëri thirrje popullit të Venezuelës që të dalin nëpër rrugë të hënën, ndërkohë që ai kthehet nga një turne në vende aleate në Amerikën Latine.

"Po njoftoj kthimin tim në vend. I bëj thirrje popullit venezuelian të mobilizohet në gjithë vendin nesër në orën 11:00 am", shkruante Guaido në Twitter.

Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe 50 vende të tjera, si udhëheqësi kalimtar i vendit dhe drejton Asamblenë Kombëtare të Venezuelës. Ai përdori autoritetin e tij që në bazë të kushtetutës ta deklaronte udhëheqjen e Presidentit Nicola Maduro, të paligjshme për manipulim zgjedhjesh dhe të vetëshpallej president kalimtar.

Shtetet e Bashkuara e kanë rritur presionin ndaj Venezuelës, duke vendosur sanksione ndaj gjashta zyrtarëve të lartë të sigurisë të vendit, si edhe duke hequr vizat për dhjetra zyrtarë të tjerë të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat