Senatorja amerikane: Jam përdhunuar kur isha në ushtri

Amerika

Senatorja amerikane: Jam përdhunuar kur isha në ushtri

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:28
Martha McSally

Senatorja amerikane, Martha McSally, iu ka thënë kolegëve të saj se është përdhunuar nga një oficer i lartë gjatë kohës sa ajo shërbente në Forcat Ajrore të SHBA-ve.

McSally, që u bë pilotja e parë amerikane që merr pjesë në një luftë, foli në një seancë për ngacmimet seksuale në ushtri.

Republikanja nga Arizona tha se nuk e kishte raportuar përdhunimin pasi ndihej e turpëruar dhe konfuze.

“Për shumë vite nuk kam folur. Por, më vonë gjatë karrierës, kur ushtria po përballej me skandale dhe mënyra me të cilën përballeshin nuk ishte e përshtatshme, ndjeva nevojën që t’u tregoja disa kolegëve të mijë se edhe unë isha një e mbijetuar e përdhunimit”, u shpreh McSally para Senatit për Shërbimet e Armatosura.

Raportet për ngacmime dhe abuzime seksuale në ushtrinë amerikanë janë rritur me rreth 10% në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat