Në pritje të vendimit ndaj Paul Manafortit

Amerika

Në pritje të vendimit ndaj Paul Manafortit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:34
Paul Manafort

Të enjten një gjykatë federale pritet të japë vendimin ndaj Paul Manafort-it, i cili shërbeu si menaxher i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump për disa muaj, lidhur me akuza për mashtrim fiskal dhe bankar.

Zoti Manafort rrezikon nga 19 deri në 24 vjet burg. Për një person që mbush 70 vjeç më 1 prill, kjo gjë do të thotë se ai mund të kalojë gjithë pjesën tjetër të jetës pas hekurave.

Avokatët e zotit Manafort-i kanë kërkuar një ndëshkim më të lehtë, duke thënë se ai ka probleme shëndetësore dhe se reputacioni dhe financat e tij janë dëmtuar prej ndjekjes penale që ka marrë një vëmendje të madhe publike. Prokurorët kanë thënë se koha e burgimit që sygjeron udhëzimi ligjor është e përshtashme dhe se sipas tyre Paul Manafort-i duhet të paguajë gjithashtu edhe një gjobë që varion nga 50 mijë në 24 milionë dollarë.

Një juri e dënoi zotin Manafort në dhjetor për tetë akuza kriminale që kishin të bënim me fshehje të të ardhurave nga autoritetet amerikane të taksave, para këto që ai i kishte fituar gjatë punës si lobist në Ukrainë.

Javën e ardhshme ai pritet të marrë dënimin për një çështje të dytë federale lidhur me akuza për komplot dhe manipulim të dëshmitarëve.

Një tjetër figurë që lidhet gjithashtu me zotin Trump, ish-avokati i tij personal Michael Cohen, pritet të nisë në muajin maj një dënim me tre vjet burg, për shkelje të ligjit mbi financimin e fushatës dhe për dëshmi të rreme para Kongresit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat