Të paktën 25 emigrantë të Amerikës Qendrore vdesin në aksident në Meksikë

Amerika

Të paktën 25 emigrantë të Amerikës Qendrore vdesin në aksident në Meksikë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:31
Meksika

Autoritetet në shtetin jugor të Meksikës, Chiapas thonë se të paktën 25 emigrantë të Amerikës Qendrore kanë vdekur kur kamioni në të cilin po udhëtonin u përmbys, shkruan AP.

Prokuroria e shtetit Chiapas tha në një deklaratë të enjten vonë se 29 të tjerë u plagosën në aksident. Siç duket shoferi ka humbur kontrollin e kamionit rreth orës 6 të mëngjesit. pranë qytetit Francisco Sarabia në komunën e Soyalos.

Të plagosurit u transportuan në spitale. Autoritetet nuk ofruan nacionalitetet e viktimave dhe thonë se hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat