SHBA: Në buxhetin e vitit 2020 përfshihet edhe ndërtimi i murit në Meksikë

Amerika

SHBA: Në buxhetin e vitit 2020 përfshihet edhe ndërtimi i murit në Meksikë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:57
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të bëjë një kërkesë të veçantë në prag të miratimit të buxhetit për financimin e ndërtimit të murit me Meksikën si dhe për financimin e zhvillimit të Forcës Hapësinore, si degë e re e ushtrisë, deklaruan zyrtarë nga administrata.

Zyrtarët deklaruan se plani i presidentit për buxhetin premton balancim Brenda 15 vjetësh.

Trump do të kërkojë 750 miliardë për mbrojtje, një shtytje për ushtrinë, duke shkurtuar shpenzimet tjera për 5 përqind, tha zyrtari në kushte anonimiteti, para publikimit të dokumentit, raporton AP.

Buxheti zakonisht shihet si plan për prioritetet e Shtëpisë së Bardhë. Buxheti për vitin fiskal 2020, do të rris kërkesat për disa agjenci dhe do të bëjë shkurtime në disa tjera për t’u dhënë hapësirë prioriteteve.

Çështja e murit me Meksikën dhe kërkesa për financim nga Kongresi kishte shkaktuar mbylljen e Qeverisë amerikane. Mbyllja 35-ditëshe e Qeverisë, ka qenë më e gjata në historinë e SHBA-së dhe ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat