Shkon në 14 numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Kolumbi

Amerika

Shkon në 14 numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Kolumbi

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:12
Kolumbi

Agjencia e Aviacionit Civil ka njoftuar se katërmbëdhjetë njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan u rrëzua në provincën Meta të Kolumbisë.

Ekipet e Njësisë Speciale Administrative kanë thënë se në këtë aksident nuk është gjetur asnjë njeri i gjallë.

Aeroplani i tipit “DC-3” ishte në pronësi të kompanisë “Laser Aereo”, ndërsa po udhëtonte nga San Jose në Villavicencio.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, agjencia i publikoi emrat e personave të vdekur në aksident. Në mesin e viktimave është edhe kryetari i një qyteze të vogël në rajonin e Vaupesit.

Autoritetet kolumbiane kanë thënë se aeroplani kishte leje të nevojshme për fluturim dhe ekuipazhi i tij posedonte çertifikatat e duhura mjekësore, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat