Nju-Jorku po shkon drejt falimentimit, paralajmërojnë ekspertët

Amerika

Nju-Jorku po shkon drejt falimentimit, paralajmërojnë ekspertët

Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:47
Nju-Jorku

Është ky alarmi i lëshuar nga ekspertët, sipas të cilave me largimin e kompanive dhe individëve për taksa shumë të larta dhe në të njëjtën kohë kërcimin e shpenzimeve publike, situata e llogarive po përkeqësohet me shpejtësi.

Borxhi i qytetit, raporton “New York Post”, rëndon 81.100 dollarë për çdo familje dhe shton këtë rritje të mprehtë të shpenzimeve, me kryetarin e bashkisë Bill de Blasio, duke propozuar një rritje prej 3 miliardë dollarësh në ligjin e ri të buxhetit.

“Nju Jorku është tashmë në një situatë të vështirë financiare dhe një ngadalësim apo recesion i mundshëm”, mund të përkeqësojë gjërat, thotë Milton Ezrati, krye-ekonomist në “Vested”, përcjell GSH.

“Nju Jorku mund të përfundojë absolutisht në falimentim,” thekson Peter Earle, një ekonomist në Institutin Amerikan për Kërkime Ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat