Ekspertë amerikanë në ndihmë të hetimeve rreth rrëzimit të “Ethiopian Airlines”

Amerika

Ekspertë amerikanë në ndihmë të hetimeve rreth rrëzimit të “Ethiopian Airlines”

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyrtarët po vazhdojnë hetimet për të gjetur shkaqet e rrëzimit të avionit Boeing 737-MAX 8, në Kenia. Një avion i të njëjtit model u rrëzua në muajin tetor në Indonezi dhe kjo ka çuar në një proces shqyrtimi më intensiv, në një kohë kur më shumë se 350 avionë të këtij modeli fluturojnë aktualisht në mbarë botën.

Nuk ka asnjë dëshmi se incidentet në Etiopi dhe Indonezi janë të lidhur me njëri-tjetrin. Avioni i linjës “Ethiopian 302” e humbi kontaktin gjashtë minuta pasi la aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin etiopian dhe u rrëzua rreth 65 kilometra larg tij. Sipas zyrtarëve të linjës ajrore, piloti i avionit ishte një ndër punonjësit më me përvojë të kompanisë.

"Piloti Mohammed Nur Mohammed ishte një anëtar i stafit të “Ethiopian Airlines”. Pasi mori avionin, i bëmë kontrollin e parë të mirëmbajtjes më 4 shkurt 2019. Ishte një avion i ri dhe i pastër", thotë Tewolde Gebremariam, drejtor i agjencisë së Transportit të Etiopisë.

Ministri i Transportit i Kenias njoftoi të dielën se në aksident ishin vrarë 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

"Mund të konfirmojmë se ka patur të paktën 35 pasagjerë të kombësive të ndryshme, them të paktën sepse aktualisht për dy pasagjerë kombësia mbetet e panjohur. Ndër më të prekurit, siç mund të prisnim, është Kenia që kishte rreth 32 pasagjerë në bord”, tha James Macharia, ministër i Transportit të Kenias.

Kanadaja humbi 18 shtetas, Etiopia nëntë, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Italia nga tetë, Franca e Britania shtatë, ndërsa Egjipti gjashtë vetë. Në bordin e avionit kishte edhe pasagjerë nga Austria, India, Irlanda, Izraeli, Maroku, Holanda, Rusia, Polonia dhe Suedia.

“Ethiopian Airlines” është një nga transportuesit më të mëdhenj në kontinent. Avioni i rrëzuar është një nga gjashtë avionët Boeing 737-MAX që kompania ka blerë së fundmi. Kompania Boeing e publikoi modelin e ri në vitin 2017, duke e reklamuar atë si një nga modelet që siguronte më shumë efiçencë në përdorimin e karburantit si dhe me një teknologji më të avancuar krahasuar me një prej modeleve të tij të famshëm Boing 737. Përplasja e dytë e modelit të ri brenda pak më shumë se katër muajve ka çuar në një proces shqyrtimi intensiv, në një kohë kur më shumë se 350 avionë të këtij modeli fluturojnë aktulisht në mbarë botën./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat