Venezuela u jep diplomatëve amerikanë 72 orë për t'u larguar, fajëson Trump

Amerika

Venezuela u jep diplomatëve amerikanë 72 orë për t'u larguar, fajëson Trump

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:57
Nicolas Maduro

Venezuela urdhëroi diplomatët amerikanë të largohen nga vendi brenda 72 orëve të martën pasi presidenti Nicolas Maduro akuzoi homologun e tij amerikan Donald Trump për "sabotimin" kibernetik që e zhytën kombin OPEC në ndërprerjen më të keq të saj, shkruan Reuters.

Ministri i Jashtëm Jorge Arreaza tha se diplomatët amerikanë në tokën venezueliane duhet të largohen brenda tri ditëve, pasi bisedimet u ndërprenë për ruajtjen e seksioneve diplomatike "të interesit" në të dy vendet.

"Prania në territorin venezuelian të këtyre zyrtarëve përbën një rrezik për paqen, unitetin dhe stabilitetin e vendit", tha qeveria në një deklaratë.

Departamenti i Shtetit i SHBA kishte njoftuar të hënën se do të tërheqë stafin e tij nga Venezuela këtë javë, duke thënë se prania e tyre ishte bërë "një pengesë për politikën e SHBA."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat