Joe Biden vjen me një lajm të madh për Kosovën: Dëshirat e tyre mund të realizohen

Amerika

Joe Biden vjen me një lajm të madh për Kosovën: Dëshirat e tyre mund të realizohen

Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:04
Joe Biden

Ndonëse Joe Biden ende nuk ka shprehur zyrtarisht pjesëmarrjen në garën për Shtëpinë e Bardhë për 2020, ideja e një kandidimi të mundshëm po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje mes demokratëve.

Para një turme zjarrëfikësish që mbanin pankarta ku bënin thirrje që Biden të kandidonte, ish-zëvendëspresidenti i Barack Obama iu përgjigj duke buzëqeshur se “dëshirat e tyre mund të realizohen”.

“Kandidohu Joe, kandidohu”, thërritën disa herë zjarrëfikësit e mbledhur në Uashington për një konferencë ku Biden mbajti një fjalim të gjatë.

“E vlerësoj energjinë që keni treguar kur mbërrita. Duroni edhe pak, ndoshta do të kem nevojë për disa javë”, deklaroi Joe Biden, duke sjellë një valë duartrokitjesh, përcjell Atsh.

Duke buzëqeshur, ish-senatori 76-vjeçar, përsëriti dy herë: “Bëni kujdes, dëshirat tuaja mund të realizohen”.

Një personalitet i rëndësishëm i Partisë Demokrate, Joe Bideni, miku i madh i Kosovës është kërkuar prej disa muajsh që t’i bashkohet garës për të përfaqësuar demokratët në presidencialet amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat