Trump kundër lajmeve të rreme: Nuk është sozia, kjo është Melanie

Amerika

Trump kundër lajmeve të rreme: Nuk është sozia, kjo është Melanie

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:37
Donald Trump dhe Melania Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mohoi se ishte në Alabama me sozinë e gruas së tij, sikurse u raportua në mediat botërore.

Trump pretendon se fotografitë e gruas së tij janë ndryshuar për t'u dukur se me të ishte sozia e saj gjatë një vizite javën e kaluar në Alabama, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tornado.

Emisioni televiziv i preferuar i Trump, Fox and Friends, sot, pas një segmenti të transmetuar në "View" të ABC-së, raportoi gjithashtu për "teorinë e sozisë".

Por, Trump tha se bëhet fjalë për lajme të rreme, përkatësisht, se fotografia është ndryshuar dhe se autorët e lajmeve të rreme me kalimin e kohës po bëhen "gjithnjë e më negativë".

Komentuesit në "View" vunë re se në foto dukej se gruaja që ishte javën e kaluar me Trump në Alabama, ishte më e ulët se presidenti.

Ndryshe, zonja e parë kishte veshur atlete në vend të takeve të zakonshme gjatë kësaj vizite, transmeton AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat