Burri organizon "festën e vdekjes" për gruan e tij: S'donte të vdiste në azil!

Amerika

Burri organizon "festën e vdekjes" për gruan e tij: S'donte të vdiste në azil!

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:47
Duane Arden Johnson

Një burrë në Minesota organizoi një "festë-vdekjeje" për gruan e tij të sëmurë, ndërsa akuzohet për vrasje.

Duane Arden Johnson, 58 vjeç, u arrestua më 24 janar pasi thirri 911-n, ku raportoi se gruaja e tij 69-vjeçare Debra Lynn Johnson kishte vdekur.

Pas mbërritjes, policia gjeti trupin e gruas brenda shtëpisë së çiftit në qytetin e vogël të Searles, në jug perëndim të Mineapolis.

Ai ishte akuzuar fillimisht për neglizhencë penale, por të hënën, Zyra e Prokurorit të Rrethit Brown ka shtuar një akuzë ndaj tij për vrasje të shkallës së tretë.

Në kohën e arrestimit të tij, Johnson i tha policisë se e kishte kontrolluar atë me një infermiere në shtëpi dhe se e mjekonte.

Burri deklaroi se pranoi t'i jepte ilaçet vdekjeprurëse për gruan pas një "feste vdekjeje", sepse ajo nuk donte të vdiste në një azil pleqsh.

Xhonson tha se pasi morën qetësuesit, kërcyen me këngët e grupit metalik "Quiet Riot" dhe kryen marrëdhënie seksuale.

Xhonson tha se iu desh të mbante trupin e gruas në shtrat derisa ajo dha shpirt dhe më pas e lau dhe e mbuloi siç e urdhëron Bibla.

Debra përdorte ilaçe anti-psikotike dhe kishte kaluar disa sulme në zemër për shkak të diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat