Realistja Nancy Pelosi

Amerika

Realistja Nancy Pelosi

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:46
Nancy Pelosi

Demokratja Nancy Pelosi nuk e mbështet nisjen e një procedure për shkarkimin nga posti të Presidentit Trump. Ajo do të ishte një spektakël që mund ta përçante vendin, mendon ajo.

Donald Trump-in mund ta quash krejt të papërshtatshëm që të mbajë postin e Presidentit amerikan. Fakt është: ai u zgjodh, ashtu si e parashikon e drejta zgjedhore. Ai që do ta largojë atë nga posti, duhet të ketë shkaqe të forta përtej çdo dyshimi, shkaqe "detyruese". Me sa duket, këto shkaqe, sipas pikëpamjes së zëdhënëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, nuk janë, megjithë hetimet e Muellerit.

Pelosi, numri tre në shtet, tek e cila Trumpi ka një kundërlojtare të shkëlqyer, e di natyrisht se qëndrimi i saj pritet me pak simpati te krahu i majtë i Demokratëve. Por ajo ka të drejtë: nisa e një procedure për shkarkim nga posti do të ishte një spektakël i rrezikshëm, i cili, po të mbahet për shkaqe të kuptueshme politike, do ta përçante edhe më tej vendin dhe do t'i çonte një pjesë të zgjedhësve, me plotëkuptimin e fjalëve në barrikada. Dhe që në fund mund të ndihmonte Trumpin.

Po të duan ta dëbojnë nga Shtëpia e Bardhë, ata duhet ta mundin atë që në 2020-ën. Ata mund të dërgonin dikë në luftë, i cili të jetë tërheqës për shtresa të gjera. Kjo do të ishte diçka me vlerë./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat