Senati do të votojë për bllokimin e emergjencës kombëtare në kufi me Meksikën - Bota Sot
Senati do të votojë për bllokimin e emergjencës kombëtare në kufi me Meksikën

Amerika

Senati do të votojë për bllokimin e emergjencës kombëtare në kufi me Meksikën

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:34
Kongresi në SHBA

Senati i Shteteve të Bashkuara, i kontrolluar nga republikanët, do të votojë sot një rezolutë për të bllokuar vendimin e presidentit Donald Trump për shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin me Meksikën.

Senati pritet ta refuzojë deklarimin e emergjencës kombëtare, por Trump pritet të përdorë veton ndaj vendimit të Senatit.

Trump shpreson ta përdorë vendimin e tij për të siguruar fonde për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.

Trump thotë se me këtë mur do të pengohet hyrja e paligjshme e migrantëve në Shtetet e Bashkuara.

Votimi në Senat - dhomën që kontrollohet nga partia e Trumpit - shihet si një goditje për presidentin.

Burime të Kongresit thanë se së paku 15 republikanë do të votojnë për të bllokuar shpalljen e emergjencës kombëtare.

Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët dhe e kundërshton fuqishëm ndërtimin e murit kufitar, e ka kaluar legjislacionin kundër emergjencës kombëtare muajin e kaluar.

Demokratët thonë se nuk ka dëshmi për emergjencë të tillë në kufirin jugor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...