Të gjithë diplomatët amerikanë largohen nga Venezuela

Amerika

Të gjithë diplomatët amerikanë largohen nga Venezuela

Më: 14 mars 2019 Në ora: 19:39
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, konfirmoi se personeli diplomatik amerikan i mbetur në Venezuelë ishte larguar sot nga ky vend.

"Diplomatët amerikanë tani do të vazhdojnë misionin e tyre nga vende të tjera ku ata do të vazhdojnë të ndihmojnë në menaxhimin e ofrimit të ndihmës humanitare për popullin e Venezuelës dhe mbështetjen e pjesëmarrësve në protesta demokratike që i japin zemër tiranisë", tha Pompeo në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat