Thesari amerikan: SHBA-BE vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë - Bota Sot
Thesari amerikan: SHBA-BE vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë

Amerika

Thesari amerikan: SHBA-BE vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:18
Zyrtari amerikan

SHBA-ja në marrëveshje me Bashkimin Europian dhe Kanadanë vendosën sot sanksione të reja ndaj zyrtarëve dhe subjekteve ruse për vijimin e akteve të tyre të dhunës në Ukrainë, sipas një komunikate të Thesarit amerikan.

Gjashtë zyrtarë dhe tetë kompani ruse, përfshirë kompani armatimesh u vendosën në listën e zezë kryesisht për sulmin ndaj anijeve ukrainase në ngushticën e Kerçit në brigjet e Krimesë dhe për mbështetjen e tyre ndaj rebelëve separatistë në lindje të Ukrainës. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...