Nju Jorku, qyteti i miliarderëve

Amerika

Nju Jorku, qyteti i miliarderëve

Më: 15 mars 2019 Në ora: 19:46
Foto

Kryemiliarderi i Nju Jorkut është manjati i mediave, Michael Bloomberg, ish-kryebashkiaku i qytetit me një pasuri prej rreth 55 miliardë dollarësh. Në total, miliarderët e Nju Jorkut kanë një pasuri prej 469.7 miliardë dollarësh. Hong Kong është i dyti qytet që ka më shumë miliarderë në botë, 29 prej tyre. Më i pasuri i Hong Kongut është Li Ka-shing, ndër investitorët më të mëdhenj në botë në fushën e transporteve, por edhe në sistemin shëndetësor.

Miliarderët e Hong Kong-ut kanë një pasuri të përbashkët prej mbi 355 miliardë dollarësh. Ndër qytetet me numrin më të lartë të miliarderëve janë edhe Moska, Pekini, Londra, Shangai, San Francisko, Shenzheni, Seuli e Bombei. Në këto qytete jeton 1/4 e miliarderëve globit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat