SHBA – Senatorja, Kirsten Gillibrand zyrtarisht kandidate në presidencialet 2020

Amerika

SHBA – Senatorja, Kirsten Gillibrand zyrtarisht kandidate në presidencialet 2020

Më: 17 mars 2019 Në ora: 22:20
Kirsten Gillibrand

Njoftimi zyrtar i kandidaturës së saj pritej që kur senatorja 52 vjeçe njoftoi në mes të muajit janar në televizionin CBS krijimin e një grupi pune, një fazë vendimtare për të hyrë në garë për presidencialet amerikane.

E martuar dhe nënë e dy djemve, kjo grua 52 vjeçe u bë e njohur në luftën kundër ngacmimit seksual, kryesisht në radhët e ushtrisë, përpara shfaqjes së lëvizjes #MeToo një kauzë e mbështetur prej saj.

Ajo kërkon kryesisht të mbrojë një shoqëri më të barabartë, me një sistem shëndetësor që duhet të jetë një e drejtë, jo një privilegj, një sistem arsimor më i mirë publik dhe formim profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat