Pompeo thotë se Zoti mund ta ketë dërguar Trumpin për një arsye

Amerika

Pompeo thotë se Zoti mund ta ketë dërguar Trumpin për një arsye

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:29
Mike Pompe

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, ka thënë se është e mundur që presidenti Donald Trump është dërguar nga Zoti për të shpëtuar Izraelin nga Irani.

Në një intervistë në Rrjetin e Transmetimit të Krishterë gjatë një qëndrimi zyrtar në Izrael, ai tha që është besimi fetar që e bën ta besoj këtë.

Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet e SHBA-së për të siguruar që kjo demokraci në Lindjen e Mesme dhe ky shtet hebre të mbesin.

Këto komente u bënë gjatë një feste hebraike ku festohej shpëtimi i hebrenjve nga gjenocidi.

Festa “Purim” përkujton shpëtimin biblik të popullit hebre që e bëri mbretëresha Ester nga persianët, siç i ka thënë intervistuesi Pompeos, shkruan BBC.

Ai u pyet nëse presidenti Trump mund të ngjasojë me mbretëreshën Ester, për të ndihmuar shpëtimin e popullit hebre nga një kërcënim iranian.

“Si i krishterë, sigurisht se besoj që është e mundur. Unë jam i bindur që kjo është punë e Zotit”, i tha Pompeo, ish-senator i Kanzasit i cili ishte edhe drejtor në CIA.

Pomepo nuk është zyrtari i parë i Trumpit që thotë se ekziston një vullnet hyjnor prapa veprimeve të Trumpit. Edhe sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sander, kishte thënë për një rrjet televiziv fetar në janar se “Perëndia deshi që Donald Trumpi të bëhej president”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat