Ekuinoksi pranveror, mijëra njerëz vizitojnë “Piramidën e Diellit”

Amerika

Ekuinoksi pranveror, mijëra njerëz vizitojnë “Piramidën e Diellit”

Më: 23 mars 2019 Në ora: 06:16
Piramida e Diellit

Qindra njerëz i janë drejtuar piramidës së diellit në Meksikë për të festuar Ekuinoksin pranveror. Shumëkush beson se piramida ka një energji të posaçme në Ekuinoks, që mund t’u transmetohet njerëzve dhe pelegrinëve që vishen me të bardha me qëllim që të thithin më mirë këtë forcë pozitive.

Piramidat ndodhen në Teotihuakan, një qytet fantazmë para hispanik, 50 kilometra në veri të qytetit të Meksikos. Njerëz nga i gjithë vendi, por edhe nga jashtë tij, bëjnë një pelegrinazh të përvitshëm në rrënoja për të festuar ditën e parë të pranverës dhe ngjiten në strukturën më të lartë të kompleksit, piramidën e diellit, duke drejtuar krahët nga qielli.

Teotihuakani lulëzoi rreth dy shekuj para lindjes së Krishtit dhe atje jetonin deri në 200 mijë banorë. Piramidat, dikur, ishin pjesë e një qyteti me përmasa sa Athina apo Roma e lashtë, por rreth vitit 650 pas Krishtit, qyteti shënoi rënie dhe u braktis thuajse tërësisht në vitin 750 pas Krishtit, për arsye që ende mbeten të panjohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat