Lind fshehurazi dhe varros foshnjën të gjallë, trupi copëtohet nga kafshët

Amerika

Lind fshehurazi dhe varros foshnjën të gjallë, trupi copëtohet nga kafshët

Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:26
Ilustrim

E mbajti të fshehur shtatzëninë gjatë gjithë kohës dhe në momentin që duhet të lindte, e solli në jetë fshehurazi fëmijën, duke e varrosur të gjallë. Por trupi i foshnjës u copëtua nga kafshët e egra.

Historia tronditëse vjen nga Brazili ku një grua pas arrestimit, pranoi groposjen e foshnjes, por pretendoi se bëri pasi e pandehu të vdekur.

Pas krimit të rëndë të ndodhur në një zonë rurale të komunës Camocin, Ceará, në veriperëndim të Brazilit, fshihet një histori varfërie dhe paragjykimesh.

24-vjeçarja, rrëfeu se e kishte fshehur shtatzëninë pasi ka aktualisht dy fëmijë, njërin prej të cilëve e ka dhënë për birësim dhe druante se do e ngushtonte shumë familjen, përballë një shtatzënie tjetër.

Nga ana tjetër aborti është ilegal në këtë zonë të vendit, duke qenë se shtatzënia praktikohet vetëm në rastet e përdhunimit, apo kur nëna rrezikon jetën.

Kështu pak ditë para lindjes natyrale, gruaja piu pilula për abort, shkoi në një zonë të izoluar, ku lindi në fshehtësi dhe groposi foshnjën.

Autopsia konfirmoi se e mitura gjeti vdekjen për shkak të asfiksisë dhe se ishte ende gjallë kur ishte groposur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat