Dënimi me vdekje i imponuar nga kodi i Mafias, dënim i mundshëm për ish-të dyshuarin e vrasjes së shefit të Gambino

Amerika

Dënimi me vdekje i imponuar nga kodi i Mafias, dënim i mundshëm për ish-të dyshuarin e vrasjes së shefit të Gambino

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:48
“Është, Mob Justice 101, dhe nuk ka ankesa: vrasja e paanksionuar e një bosi mafie mbart dënimin me vdekje.” shkruan kodi i Mafias italiane

Sipas, shtypit njujorkez, thuhet se dënimi me vdekje, është i imponuar nga kodi Mafias, i cili është një dënim i mundshëm për ish-të dyshuarin e Staten Island,(13 mars 2019) në vrasjen e shefit të Gambino Frank Cali, shkruan New York Daily News, e cila ka fotografuar Anthony Comello, gjatë një seance ekstradimi në Gjykatën Penale të Qarkut Toms River, NJ më 19 mars.

“Është, Mob Justice 101, dhe nuk ka ankesa: vrasja e paanksionuar e një bosi mafie mbart dënimin me vdekje.” shkruan kodi i Mafias italiane, saktëson në shkrimin e saj gazeta New York Daily News.

Më tej kjo gazete, tabloide e përditëshme dhe më e madhja në SHBA, shkruan se ky êshtê maksimumi i dënimt që të jep Mafia, në raste të tilla, duke iu referuar vrasjes më të fundit, e cila është një lajm i keq për jetëgjatësinë e Anthony Comellos, i dyshuari i burgosur në vrasjen e kreut të familjes Gambino Frank (Frankie Boy) Cali, në ishullin Staten, dy javë më parë më 13 mars 2019.

Image

"Ai duhet të dijë - se tani jeta e tij nuk vlen më asgjë", tha Bonanno, një kryefamiljar i familjes mafioze - Joe Barones. "Ai nuk ka një shans tjetër veçse të shkoj në ferr. Është, një çështje kohe, kjo!. Edhe, në qoftë se dënimi i gjykatës nuk e merr atë, vendim, ai do të jetë i vrarë nga dikush në tjetër për të bërë një vrasje që është dënimi i tij tani i marrë".

Comello, 24 vjeç ndodhet në paraburgim i "mbrojtur" në një burg të sigurisë së lart, burgun e "betonizuar" në zonën bregdetare - Jersey Shore, i mbajtur pa dorëzanë, i akuzuari i drejtpërdrejt në vrasjen e 13 marsit të Frank Cali, jashtë shtëpisë së tij, në ishullin njujorkez Staten Island. Cali, u qëllua 10 herë në atë që fillimisht u duk se ishte goditja e parë, e një bosi të mafias të Nju Jorkut, një lloj vrasje, kjo që nuk kishte ndodhur në "shtëpinë" e Mafies - Ishullin njujorkez "Staten Island", që nga ekzekutimi i paraardhësit të tij Gambino, Paul Castellano, në lagjen Todd Hill.

Kronisti i librit të Mafias italiane, në Nju Jork, Selwyn Raab, autor i librit të famshëm "Pesë familje: Rritja, rënia dhe rilindja e perandorive më të fuqishme të lëvizjes së Amerikës", tha, për shtypin njujorkez, se ndëshkimi i këtij rasti, mund të mos ndodhë në çast. "Skenari më i mirë i rastit Comello, është një lloj dënimi, nga e kaluara, që është duke u kërkuar të "kalaroi" edhe mbi trupin e tij - mbasi ai të marr "dënimin që ai e meriton" tani, mbasi vrau Shefin të Gambinos Frank Cali".

Image

"Shumë thjesht, rregullat e vjetra në mafian janë që ju të mos lejoni që dikush të largohet pa marr diçka të tillë", tha Raab duke iu referuar rastitit të 23 vjecarit, që kreu vrasjen. "Për sa kohë që ekziston Mafia, ai është në rrezik, dhe nuk janë vetëm Gambinët - por, edhe anëtar të familjeve të tjera që mund të i shkojnë deri në fund këtij kodi.

Edhe refuzimi fillestar i familjes Cali për të ndarë videot e sigurisë me NYPD, ishte në përputhje me qasjen e mobit në hetimin e gjykimin të këtij krimi që ka shokuar Mafian italiane në Nju Jork, shkruan New York Daily News.

"Ky është një mesazh i madh : Ne do të kujdesemi për këtë vetë", tha Barone, i cili thonë se është bër një informator i FBI-së.

Image

Vrasja e Castellanos, ka qenë e orkestruar nga pasardhësi i familjes Gambino, John Gotti në dhjetor 1985, e cila çoi në një treshe të vrasjeve hakmarrëse të sanksionuara nga shefi i familjes Genovese Vincent (The Chin) Gigante, thotë kronikani i Mafies italiane në Nju Jork.

Familjet mafioze ishin zemëruar që Gotti urdhëroi vrasjen "hit" pa miratimin e të gjithëve. Vrasjet u përhapën për pesë vjet dhe synonin të kulmonin me vrasjen e Gottit, i cili vdiq në atë kohë pas hekurave pasi u vranë të gjithë anëtarët e tij, përfshirë dhe vedkjen natyrale të djalit dhe gruas së tij.

Një histori e gjatë kjo që ka të bëj me kodin e Mafies njujorkeze, në SHBA.

"Viktima Nr. 1, vdiq nga një bombë e vendosur në makinën e tij në Brooklyn, dhe ai ishte Gambino, Frank DiCicco, i vrarë në prill 1987.

Joseph Barone, një ish-informator i FBI-së, dhe një anëtar i familjes së krimit 18-vjeçar me Genovesen, paraqitet në një vend të pazbuluar në shkurt të vitit 2011, dhe përfundon.......në ferr.

Ndërkohë, që Castellano Eddie Lino, shkruan New York Daily News, u bë Viktima Nr. 2 pas një ndalese të tij nga mafiozët, në mes të trafikut, nëntorit të 1990 në expressway Bay Parkway, në Brooklyn. Për fat të keq për të, dhe oficerët e përfshirë, në atë vrasje mafioze, ishin "Cops Mafia" famëkeqe - të cilët e vran vrasësin mob për një tarifë 75,000 dollar.

Image

Dhe së fundi, Viktima Nr. 3 : i referohet nji far Bobby Borriello, i cili ka qenë shofer dhe truproje për Dapper Don, dhe është vrarë më 13 prill 1991, në prag të shtëpisë së tij në Bruklin.

Gravano, dëshmia e të cilit dënoi Gottin dhe 36 gangsterë të tjerë, doli nga burgu i Arizonës një vit më parë pasi shërbeu në burg gati 20 vjet.Ndërsa Hill vdiq nga shkaqe natyrore në qershor 2012 në moshën 69 vjeçare, megjithëse jo të gjithë janë aq me fat.

Bashkëpunëtori i familjes Lucchese Bruno Facciola u ekzekutua në gusht të vitit 1990, me një karikator të derdhur në gojë si një shenjë se ai ishte një informator - dhe një paralajmërim për mafiaozët e tjerë.

Ndërkaq - thuhet se dedektivët e NYPD, po hetojn atë vendngjarje, ku u qëllua para shtëpisë së tij në 25 Hilltop Terrace, lagjen e të pasurve Todd Hill, në Staten Island, më 13 mars 2019, rreth orës 9:15 të mëngjesit, të bosit mafioz Frank Cali.

Burimet New York Daily News, thonë se Cali, u qëllua shumë herë në gjoks, me vrasësin që dukshëm ishte duke shpejtuar largimin e tij me një kamion bartës, për të humbur gjurmet. Ishte personeli i urgjencës, ai e çoi në Spitalin Universitar të Staten Island, ku ai u shpall i vdekur Frank Cali.

Bosi i famshëm i familjes Gambino, Frank Cali, u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Staten Island, pa paralajmërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat