Trump: Mueller veproi në mënyrë të ndershme

Amerika

Trump: Mueller veproi në mënyrë të ndershme

Më: 25 mars 2019 Në ora: 18:21
Donald Trump dhe Robert Mueller

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se këshilltari special, Robert Mueller, ka vepruar në mënyrë të ndershme.

Kjo deklaratë e presidentit amerikan erdhi disa ditë pas publikimit të raportit ku nuk u gjetën lidhje kriminale mes fushatës së Trumpit dhe Moskës.

I pyetur nga gazetarët nëse Mueller ka vepruar në mënyrë të ndershme, Trump u përgjigj shkurt në Shtëpinë e Bardhë: “Po”.

Ndaj këtij raporti ka reaguar edhe Rusia. Disa zyrtarë rusë kanë thënë që ky raport e ka vërtetuar atë që Rusia e ka ditur qëmoti dhe se ky hetim ka qenë pretekst për t’i bërë presion shtetit të tyre, shkruan “Yahoo news”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat