Qëllohet me thikë në bark mësuesja shtatzënë

Amerika

Qëllohet me thikë në bark mësuesja shtatzënë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:01
Tanya Nguyen

Një mësuese shtatzënë u qëllua dhjetë herë me thikë nga një grup gangsterësh. Tanya Nguyen, ishte tek parkingu i shtëpisë së saj në Sunland, Kaliforni, më 20 Mars, kur u qëllua dhe u grabit nga Christian Reyes, 20 vjeç, Andrew Bran, 19 vjeç dhe Jesus Morales, 18 vjeç.

Nguyen dhe foshnja e saj në bark shpëtuan për mrekulli, por sigurisht me dëme në organet e brendshme. Pasi u dërgua në spital mjekët i thanë se një nga mushkritë e saj kishte probleme, si dhe dhëmbët e saj të parë ishin thyer.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e rëndë, teksa 33 vjeçarja bërtisë më të madhe “jam shtatzënë”, shkruan Fox News. Por, kjo nuk i ka ndaluar ata ta dhunojnë. Pasi u larguan nga vendngjarja pak metra më tutje, ati i priste në makinë Christina Luna dhe Monica Gomez, të dyja 24 vjeç, dhe u larguan.

Nguyen u dërgua menjëherë në spital ku dhe ju nënshtrua një operacioni në mushkri.

Detektivi policor i Los Angeles, Armando Acero, tha se, se sulmi ishte i rastësishëm, të tre burrat po përpiqeshin të blinin drogë në atë zonë, kur ata ndeshën me zonjën Nguyen panë një mundësi për të vjedhur makinën e saj.

Të pesë personat janë akuzuar për vrasje në tentativë, vjedhje, grabitje. Reyes ka qenë ai që ka qëlluar gruan shtatzënë me thikë. Të gjithë do të përballen me akuzat dhe do të dënohen.

Të martën, Nguyen u kthye në shtëpinë e saj. Një fushatë sensibilizuese është ngritur për të paguar shpenzimet mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat