Virusi i fëmijës, fut prindërit në telashe

Amerika

Virusi i fëmijës, fut prindërit në telashe

Më: 30 mars 2019 Në ora: 23:33
Prindërve iu hoq e drejta e kujdestarisë

Ky operacion policor ka bërë xhiron e mediave botërore. Ndonëse në pamje duket bastisja me forcë e një banese, objektivi i agjentëve nuk është një kriminel, por prindërit e një fëmije.

Ngjarja vjen nga shteti amerikan i Arizonës. Ku policia arrestoi 2 persona. Arsyeja? Nuk kishin vaksinuar djalin e tyre 2-vjeçar.

Fëmija vuante nga një virus që mund t’i rrezikonte edhe jetën nëse nuk kurohej. Prindërit nuk e kishin vaksinuar dhe refuzonin ta dërgonin në spital për të shmangur problemet me autoritetet shëndetësore. Rasti i aksionit të policisë ngjalli edhe reagimin e autoriteteve lokale.

“Mund të jetë e ligjshme, por është krejtësisht e pavend një përdorim force i tillë, për një mosmarrëveshje me mjekun rreth temperaturës së fëmijë”, tha deputetja Kelly Townsend.

Prindërve iu hoq e drejta e kujdestarisë. Ata akuzohen për dhunim të të miturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat