Administrata do të presë ndihmat për Amerikën Qendrore

Amerika

Administrata do të presë ndihmat për Amerikën Qendrore

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:38
SHBA

Administrata Trump ka në plan të ndalë ndihmat për Guatemalën, Hondurasin dhe El Salvadorin konfirmoi dje Departamenti i Shtetit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se në bazë të direktivave të presidentit, do të mbyllen programet e ndihmës së huaj për këto vende të Amerikës Qendrore të përfshira në programin e ashtu-quajtur Trekëndëshi Verior. Kjo përpjekje kërkon miratimin e Kongresit që të futet në zbatim.

Në bazë të buxhetit federal aktual këto tre vende morën 500 milionë dollarë ndihma për vitin fiskal 2018, si dhe disa miliona shtesë të mbetura nga viti i mëparshëm fiskal.

Presidenti Trump i ka akuzuar këto vende se kanë organizuar karvane me emigrantë që vijnë drejt Shteteve të Bashkuara.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët pritet ta bllokojë këtë tentativë. Demokratët shrehen se bllokimi i fondeve do t’i destabilizojë më tej këto vende të mbërthyera nga dhuna mes bandave rivale kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat