Banda merr peng 11 policë, detyrohen të ulen në gjunjë

Amerika

Banda merr peng 11 policë, detyrohen të ulen në gjunjë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 20:28
Banda merr peng 11 policë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë ku 11 policë u morën peng nga një bandë.

Ata ishin duke patrulluar në rrugë në momentin kur u rrëmbyen nën presionin e anëtarëve të bandës.

Madje policët u detyruan të uleshin edhe në gjunjë.

Agjentët e Policisë së shtetit ishin duke patrulluar në qytetin Juan Galindo kur u përballën me të shtëna armësh, ngjarje kjo e ndodhur të shtunën e kaluar.

Sipas raportimeve, policët sapo kishin përfunduar një operacion që kishte parandaluar vjedhjen e një rafinerie nafte.

Policët u lanë të lirë të dielën në mengjes, teksa për ngjarjen nuk asnjë të ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat