Legalizimi i hashashit lumturon kanadezët

Amerika

Legalizimi i hashashit lumturon kanadezët

Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:21
Kanada

Në Kanada, 6 muaj pas legalizimit të lëndës narkotike janë hapur rreth 25 dyqane ku mund të blihet hashash. Interesi i qytetarëve ishte shumë i madh, aq sa kishte nga ata që pritën tërë natën, vetëm që të blejnë sado pak nga lënda narkotike.

Nga ana tjetër, pronarët e dyqaneve thanë se kanë pritshmëri të larta, duke marrë shkak se që nga momenti i legalizimit, kanabis filloi të shitej online. Kjo ishte një provë për ta, pasi kjo lëndë ishte e kërkuar nga shumë konsumues.

Qytetarë të moshave të ndryshme prisnin në radhë, ndërsa ato ngjanin në ditën e të “Premtes së zezë”, ku çdo produkt shënon ulje drastike. Shumë konsumatorë ishin të lumtur që më në fund mund të blinin kanabis në një dyqan të ligjshëm. Ata shprehen se ndjesia që të jep kanabis është mjaftë interesante.

Por kohët e fundit edhe shumë mjekë e rekomandojnë vajin e hashashit si kurativ, madje ky lloj preparati po zë shumë treg në farmaceutikë. Tregu i hashashit në Ontario mund të konsiderohet si më i madhi për këtë lloj shërbimi në Kanada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat