Shokuese, fëmija vdes duke pritur 11 orë radhën për tu vizituar

Amerika

Shokuese, fëmija vdes duke pritur 11 orë radhën për tu vizituar

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:58
Nëna e mbajti në krah, në korridorin e dhomës së urgjencës pediatrike derisa fëmija dha jetë

Një fëmijë 5 vjeç vdiq në një spital në Brazil, pasi priti për 11 orë radhën për tu vizituar. Historia e tmerrshme ka indinjuar njerëzit dhe ndaj spitalit nisën hetimet. I  vogli me emrin Diogo vdiq javën e kaluar përpara syve të pafuqishëm të nënës së tij.

Fëmija kishte sindromën Down dhe për fat të keq ai nuk ecte dhe nuk fliste. Nëna e mbajti në krah, në korridorin e dhomës së urgjencës pediatrike derisa fëmija dha jetë. Kjo ishte një dhimbje e madhe për familjen, e cila shpresonte tek rimëkëmbja e tij.

Në fakt, në sajë të rehabilitimit, ai po bënte përparime të vogla, por të rëndësishme. Të afërmit thanë se kishte qenë i sëmurë prej disa ditësh dhe për këtë ishte dërguar tashmë në spital, por pas një vizite u dërgua në shtëpi.

Së fundi, gjendja e tij dukej se ishte përkeqësuar dhe e ëma e kishte sjellë përsëri në dhomën e urgjencës ku vdiq pas njëmbëdhjetë orë pritjeje. Spitali shpjegoi se atë ditë kishte mbipopullim dhe se fëmija ishte vizituar dhe po priste të bënte analiza të mëtejshme. Autoritetet lokale shëndetësore kanë filluar një hetim mbi rastin, duke përfshirë një autopsi për fëmijën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat