“Raporti i Mueller, më i ashpër ndaj Trumpit”

Amerika

“Raporti i Mueller, më i ashpër ndaj Trumpit”

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:45
William Barr, Robert Muller

Disa nga pjesëmarrësit e hetimit gati dyvjeçar, të fushatës presidenciale të Donald Trumpit, mendojnë se rezultatet e tij janë më të dëmshme për presidentin nga sa pretendon Prokurori i Përgjithshëm, William Barr.

Barr u shpreh në fund të marsit se, ekipi i Muellerit nuk gjeti prova që të tregonin se vet shefi i Shtëpisë së Bardhë, apo ndonjë person i lidhur me fushatën e tij, ka komplotuar apo bashkëpunuar me Rusinë.

Sipas kryeprokurorit, ekipi nuk nxirrte përfundime nëse Trump ka ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshme në hetime dhe këmbëngulte se nuk ka prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për pengim të drejtësisë.

Por, “New York Times” dhe “Washington Post” thonë se, hetuesit e Muellerit u janë ankuar se Barr nuk i ka paraqitur siç duhet rezultatet e verifikimeve të tyre.

Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se do të bëjë publik raportin pasi të redaktohet materiali i klasifikuar si sekret dhe dëshmitë në mirëbesim që ka dëgjuar një juri e madhe. Por, Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve, të kontrolluar nga demokratët, votoi të mërkurën për të autorizuar kryetarin Jerry Nadler që ta marrë që tani kopjen e plotë të raportit përfundimtar dhe dëshmitë mbështetëse të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat