Trump: Shumë pranë një marrëveshjeje tregtare me Pekinin

Amerika

Trump: Shumë pranë një marrëveshjeje tregtare me Pekinin

Më: 5 prill 2019 Në ora: 18:53
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se SHBA-ja dhe Kina janë të gatshme të nënshkruajnë një marrëveshje që duhet t’i japë fund luftës së tyre tregtare.

“Ne jemi shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshje”, deklaroi presidenti amerikan për gazetarët para takimit të tij me zëvendëskryeministrin kinez, Liu He, që drejton trataktivat për vendin e tij.

“Progreset janë shumë të shpejta (…) ka shance të mira që kjo të ndodhë dhe do të jetë shumë mirë për të gjithë”, theksoi miliarderi republikan.

“Kinezët duan vërtetë një marrëveshje”, kishte deklaruar ai disa orë më herët.

“Duhet që kjo të jetë një marrëveshje e mirë. Nëse nuk është një marrëveshje e mirë, ne nuk do e nënshkruajmë”, kishte paralajmëruar Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat