SHBA-ja pritet ta emërojë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste

Amerika

SHBA-ja pritet ta emërojë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:01
Anëtarët e Gardës Revolucionare Islamike

Mediat në Shtetet e Bashkuara po raportojnë se “SHBA-ja pritet që së shpejti të emërojë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë e huaj terroriste. Kjo do të ishte hera e parë që Uashingtoni ka dhënë këtë emërtim ndaj një njësie ushtarake të huaj.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, mediat kanë raportuar se ky veprim mund të realizohet deri më 8 prill.

Shtetet e Bashkuara më parë kishin emëruar disa njësi ushtarake dhe persona në Iran si pjesëtarë të organizatave terroriste.

Expose: Armiq të përbetuar



Kritikët dhe disa zyrtarë të Pentagonit kanë thënë se ky veprim mund të shkaktojë përçarje me qeveritë tjera jomiqësore. Sipas raportimeve, gjenerali Joe Dunford, kryesues i shefave të kabinetit dhe Agjencia Qendrore e Intelegjencës, CIA, e kundërshtojnë këtë veprim.

Zyrtarët iranianë në misionin e Kombeve të Bashkuara, nuk kanë dashur të komentojnë.

Përballja me Iranin është bërë fiksim politik i administratës së Shteteve të Bashkuara. Dy vendet ndajnë një armiqësi të thellë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat